Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “fajde” dhe “armëmbajtje pa leje” në komunën e Vitisë.
Sipas autoriteteve, arrestimi është realizuar pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga njësitë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan.
I dyshuari, B.S. (67 vjeç), është ndaluar gjatë një aksioni policor, ku në kontrollin e shtëpisë së tij janë sekuestruar 5 mijë euro para të gatshme, si dhe armë dhe municion.
Rasti është në procedurë të mëtejshme hetimore nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


