Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeArifi nuk beson në largimin e kampit “Bondsteel” nga Kosova (VIDEO)

Arifi nuk beson në largimin e kampit “Bondsteel” nga Kosova (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, deklaroi se nuk mendon që baza amerikane – kampi Bondsteel do të largohet nga Kosova.

Siç u shpreh në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova, ai shtoi se nuk e sheh largimin sepse në Kosovë është një bazë e vogël në kuptimin financiar dhe se është një trup e vogël ushtarake amerikane.

“Pra, nuk besoj që do të ketë largim kaq të shpejtë, të menjëhershëm, me siguri do të ketë paralajmërime. Nuk besoj në largim, sepse megjithatë duhet kuptuar se çka ka ndodhur edhe ne administratën Trump 1, pra Kosova është shitur si storie suksesi. Mendoj se Kosova është prioritet, por nuk do të jetë prioritet aq sa ne e presim. Nëse ne jemi të zgjuar dhe dimë t’i përshtatemi kësaj politike, mund të përfitojmë më shumë sesa që e mendojmë, por duhet të jemi më të shpejtë në veprime”, deklaroi mes tjerash Arifi.

The post Arifi nuk beson në largimin e kampit “Bondsteel” nga Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT