Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajmeArda Güler drejt rinovimit me Real Madridin, kontrata e re deri në...

Arda Güler drejt rinovimit me Real Madridin, kontrata e re deri në vitin 2031

Arda Güler dhe Real Madridi janë pranë rinovimit të kontratës, me klubin madrilen që synon ta shpërblejë talentin turk për rritjen e tij të vazhdueshme dhe paraqitjet e mira të muajve të fundit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, palët kanë arritur mirëkuptim dhe marrëveshja e re pritet ta mbajë Gülerin në “Santiago Bernabéu” deri në vitin 2031, ndërsa kontrata do të shoqërohet edhe me një përmirësim të pagës së tij. Marrëveshja e re do të hyjë në fuqi që nga fillimi i këtij sezoni.

Güler iu bashkua Real Madridit në vitin 2023 nga Fenerbahçe, në moshën 18-vjeçare, dhe kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2029. Megjithatë, zhvillimi i tij e ka bindur klubin se ai është një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së skuadrës.

Nën drejtimin e José Mourinhos, mesfushori turk ka fituar edhe më shumë rëndësi në formacion, ndërsa trajneri portugez e sheh atë si një lojtar që mund të bëjë diferencën në fazën ofensive. Në sezonin e kaluar, Güler regjistroi 51 paraqitje, gjashtë gola dhe 14 asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT