Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar...

Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historisë dhe një shkrimtar i madh

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij.

Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKAmbKosovo%2Fposts%2Fpfbid0EHuVEbmC7ZioURtMwFF6QgLKihrSXikWSRV5gup4mrARwsw6TxDwttgK5Mo1SWXHl&show_text=true&width=500“>Facebook, Hargreaves ka shkruar se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.

“Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori britanik. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT