Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAkuzat e reja nga SPAK, Erion Veliaj i kundërshton kategorikishtSinjali

Akuzat e reja nga SPAK, Erion Veliaj i kundërshton kategorikishtSinjali

Është duke u mbajtur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, derisa Veliaj po i kundërshton provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.

Kryebashkiaku ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, është shprehur Veliaj.

Derisa, vendimi për Veliajn pritet të merret sot, pasi gjyqi i ditës së djeshme, që zgjati më shumë se 7 orë, u shty.

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar dhe nuk ka mundësi të dëmtojë provat.

Ndërsa, për kërkesën e Veliajt, prokurorët thonë n se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar.

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore.

Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar në ligj.

Heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni, Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë, për të cilët, gjykata do të shprehet sot.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT