Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAktakuzë ndaj Kadri Xhemailit për “Kanosje” ndaj kryeministrit Kurti

Aktakuzë ndaj Kadri Xhemailit për “Kanosje” ndaj kryeministrit Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Kadri Xhemailit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ngjarja për të cilën është ngritur aktakuza ka ndodhur më 22 tetor 2025.

Në aktakuzë thuhet se Kadri Xhemaili, me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se pas zhvillimit të procedurave hetimore, ka ngritur aktakuzë ndaj Xhemailit për veprën penale “Kanosja”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT