Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion i Policisë në veri, kontrollohen dy fshatra për armëmbajtje të paligjshme

Aksion i Policisë në veri, kontrollohen dy fshatra për armëmbajtje të paligjshme

Policia e Kosovës ka zhvilluar të premten kontrolle në dy fshatra të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, në kuadër të veprimeve policore lidhur me dyshimet për armëmbajtje të paligjshme.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Sinjalin se kontrollet janë zhvilluar në fshatrat Stërmac i Epërm dhe Bërnjak.

Elshani ka bërë të ditur se aksioni tashmë ka përfunduar dhe se gjatë kontrolleve nuk është arrestuar apo shoqëruar asnjë person.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT