Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidentin me fatalitet në Mitrovicë, dyshohet se e shkaktoi një i mitur

Aksidentin me fatalitet në Mitrovicë, dyshohet se e shkaktoi një i mitur

Një 65-vjeçar me inicialet M.A., ka humbur jetën pasi një veturë e goditi gjersa ai ishte me biçikletë në Mitrovicë.

Siç mëson Klani, aksidentin me fatalitet dyshohet e shkaktoi një i mitur.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  ”Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçar”, tha Zahiti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT