Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidenti në Mitrovicë, vetura përplasi për vdekje çiklistin 65-vjeçar (PAMJE)

Aksidenti në Mitrovicë, vetura përplasi për vdekje çiklistin 65-vjeçar (PAMJE)

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, teksa po ngiste biçikletën.

Klan Kosova mëson se viktima është 65-vjeçari me inicialet M.A.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  ”Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçar”, tha Zahiti.

Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT