Saturday, July 4, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo...

Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre

Në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të lënduar tetë persona.

Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.

“Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti./Klankosova.tv

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tetë persona të lënduar

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT