Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT