Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, për Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha Rugova./Klankosova.tv


