Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku një autobus i transportit publik ATM, i linjës 79, është përplasur me një automjet.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 19:00, pranë kryqëzimit të Via della Chiesa Rossa me Via Gratosoglio.
Sipas mediave italiane, rrethanat që çuan në përplasjen mes autobusit dhe veturës ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


