Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan–Prishtinë, konkretisht në fshatin Slivovë, në drejtim të Prishtinës.
Sipas informacioneve të para, një veturë dyshohet se është vetë-aksidentuar, ndërsa nga pamjet e para vërehen dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


