Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në magjistralen Prizren – Suharekë, konkretisht në fshatin Korishë.
Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Rreth rastit detaje ka dhënë edhe policia përmes zëdhënësit rajonal Vesel Gashi.
Gashi tha për Klankosova.tv se një person është lënduar në këtë aksident.
“Vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor ai është liruar”, tha Gashi.
“Me hetimin e këtij aksidenti po merren hetuesit e trafikut rajonal”, theksoi ai./ Klankosova.tv
The post Aksident mes autobusit dhe veturës në Korishë, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.


