Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i frikshëm – Kamioni me frena të prishura përplas disa vetura...

Aksident i frikshëm – Kamioni me frena të prishura përplas disa vetura në semafor, tre të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rajonin Pedroso të Paraguait, ku tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pak pas orës 20:00, kur një kamion që transportonte tulla drejt Asuncionit pësoi defekt në frena.

Shoferi tentoi ta kthente kamionin majtas për ta shmangur përplasjen, por nuk arriti dhe goditi tri automjete që ishin të ndaluara në semafor.

Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa 10 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur.

Shpejtësia e kamionit ishte e madhe dhe ai u ndal rreth 80 metra pasi goditi automjetet.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT