Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku takohet me ambasadoren e Holandës, diskutojnë për zgjedhjet dhe zhvillimet e...

Abdixhiku takohet me ambasadoren e Holandës, diskutojnë për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar të martën  me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

LDK-ja përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në selinë e partisë, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet që do të mbahen më nëntë shkurt.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik ‘Rruga e Re’ si dhe për ‘Turneun e Ndryshimit’, i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne. Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Boven për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit”, ka njoftuar LDK-ja.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT