Sunday, June 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: LDK shënon rritje të ndjeshme, qytetarët zgjodhën stabilitet dhe vizion të...

Abdixhiku: LDK shënon rritje të ndjeshme, qytetarët zgjodhën stabilitet dhe vizion të ri politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e vlerësuar ditën e votimit si dëshmi të pjekurisë demokratike në vend.

Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, duke theksuar se procesi ka kaluar në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Qytetarët tanë folën me votë, në mënyrë të ndershme dhe demokratike. Republika e Kosovës dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike”, tha Abdixhiku.

Duke folur për rezultatin e LDK-së, ai u shpreh se partia ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje, duke kaluar nga 13% në rreth 18–20%, sipas tij.

“LDK-ja sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka arritur në këto zgjedhje. Ky rezultat është dëshmi e një fryme të re politike dhe besimit qytetar”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se LDK-ja tashmë është e stabilizuar politikisht dhe se ka një të ardhme të mirë përpara me 20 mandate të fituara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT