Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAbazi për KQZ-në: Nga një institucion me rezultate të shpejta, është bërë...

Abazi për KQZ-në: Nga një institucion me rezultate të shpejta, është bërë kazan i keqpërdorimit (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga një institucion që ka eliminuar çfarëdo lloj mundësie të keqpërdorimit, sipas tij, është kthyer në kazan të keqpërdorimit.

Ai thotë se për çdo ditë, KQZ-së po i humb serioziteti, legjitimiteti dhe pesha që ka pasur, transmeton Klankosova.tv.

“Qartazi, për çdo ditë është duke humbur serioziteti dhe legjitimiteti, pesha e KQZ-së, që për herë të parë po ndodh në historinë e Kosovës, që institucioni që ka dalë me rezultate të shpejta, e ka eliminuar çfarëdo lloj mundësie të keqpërdorimit, është bërë pikërisht kazani i keqpërdorimeve dhe keqinterpretimit të rezultateve”, tha ai në emisionin “Dpt te Fidani”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT