Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajme91-vjeçari në Durrës e godet me sende të forta në kokë dhëndrin...

91-vjeçari në Durrës e godet me sende të forta në kokë dhëndrin 69-vjeçar – përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj, Durrës, ku një 69-vjeçar është plagosur nga 91-vjeçari i cili dyshohet se e ka goditur me sende të forta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e incidentit, të dy personat kanë marrë lëndime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT