Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajme“43 vjet punë, vetëm 39 euro rritje pensioni” – pensionisti shpreh pakënaqësinë...

“43 vjet punë, vetëm 39 euro rritje pensioni” – pensionisti shpreh pakënaqësinë para Kuvendit

Doli në pension në vitin 2016-të, por që nga atëherë pensioni iu rrit veç për 39 euro.

Kështu Ramadan Mehmeti, vendosi të protestonte për disa ditë afër Kuvendit të Kosovës duke mbajtur gojën mbyllur dhe duart e lidhur.

Mehmeti pati edhe një bluzë të veshur me mbishkrimin:

“43 vjet punë, prej 2016-të pensionin e kam të rritur për 37 euro ose 19%. Dita 8.60 euro”.

Ai sot në Programin e Mëngjesit për shikuesit e Klan Kosovës tregoi më shumë rreth kësaj shprehje të pakënaqësisë që ka.

Pensionisti thotë se nga shteti është dëmtuar shumë.

“Në kohën kur kam dalë në pension, buka ka qenë 15 deri në 20 centë, flokët e mia kur kam dalë në pension i kam hequr me 1 euro e gjysmë, tani i paguaj 7 euro. Atëherë paga minimale ka qenë 100 a 150 euro… nuk e di taman sa ka qenë, tani është 450 euro, ndërsa mua mu ka rritë për 20%”, tha ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT