Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajme39 mijë € pagesë pa dëshmi të plota, shkelja në ambasadën në...

39 mijë € pagesë pa dëshmi të plota, shkelja në ambasadën në Gjermani në mandatin e Gërvallës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar shkelje në Ministrinë e Punëve të Jashtshme dhe Diasporës, që udhëhiqej nga Donika Gërvalla, janë evidentuar në raportin e vitit të kaluar, të publikuar sot.

Në mesin e çështjeve ku janë gjetur parregullsi është një rast në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë, lidhur me mungesën e monitorimit dhe dëshmive për verifikimin e shërbimeve ligjore që janë faturuar nga buxheti i shtetit, raporton Klankosova.tv

Gjatë auditimit është konstatuar se ambasada ka lidhur një marrëveshje me një firmë për këshillim dhe përfaqësim ligjor, më 13 korrik 2023, e cila është p aguar 300 euro për një orë pune.

Për këtë kontratë, nuk është emëruar fare menaxher, duke kufizuar kështu mundësitë e monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, bazuar në kushtet e përcaktuara, transmeton Klankosova.tv

Si pasojë, është zbuluar se operatori ekonomik e ka faturuar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt për shërbime të ofruara, në vlerë totale prej 39 mijë e 181 euro.

ZKA ka raportuar se ndonëse konsullata e ka ekzekutuar pagesën, nuk janë ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe relevante, që e vërtetojnë se orët që janë faturuar korrespodojnë me shërbimet reale të kryera.

Krejt kjo është konstatuar se ka ndodhur si rezultat i mos-emërimit të menaxherit të kontratës, çka ka rritur rrezikun që pagesat të mos jenë plotësisht të justifikuara dhe të mos pasqyrojnë shërbimet. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT