Shefi i Klinikës së Emergjencës, Agron Çitaku, ka treguar se sa persona kanë marrë tretman mjekësor mbrëmë në natën e Vitit të Ri.
Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se qytetari nga Prizreni, i cili u lëndua si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitjeje, është në gjendje më të rëndë.
“Për momentin deri më tani kemi 24 persona të lënduar që janë lajmëruar si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni”.
“Tre i kemi me lëndime të regjionit të syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë me esktremitete”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


