Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajme10-vjeçari dyshohet se u kanos me thikë në Zveçan, Policia nis hetimet

10-vjeçari dyshohet se u kanos me thikë në Zveçan, Policia nis hetimet

Një rast i kanosjes ndaj një të mituri është raportuar në Zveçan, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 26 qershor, rreth orës 19:00, në fshatin Zveçan i Vogël, përkatësisht në fushën e lojërave.

Burimet bëjnë të ditur se viktima, i mitur, dyshohet se është kanosur me thikë nga një grua, e cila po ashtu dyshohet se e ka fyer dhe ofenduar.

Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar të dyshuarën dhe nënën e viktimës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, palët janë liruar, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT