Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeTjetër tërheqje mbështetjeje për Infantinon, edhe Izraeli distancohet nga presidenti i FIFA-s

Tjetër tërheqje mbështetjeje për Infantinon, edhe Izraeli distancohet nga presidenti i FIFA-s

Izraeli ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s, duke iu bashkuar vendeve të tjera që janë distancuar nga presidenti i organizatës botërore të futbollit.

Vendimi është komunikuar përmes një letre të presidentit të Federatës Izraelite të Futbollit, Moshe Zuares.

Lëvizja vjen në një periudhë kur Infantino po përballet me kritika të forta për një plan tashmë të braktisur për përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës. Situata është rënduar edhe pas largimit të drejtuesit të operacioneve të FIFA-s, Kevin Lamour, i cili kishte kritikuar këtë projekt.

Në letrën e tij, Zuares e cilësoi situatën si një “krizë të paprecedentë besimi” mes FIFA-s, UEFA-s dhe konfederatave të tjera, duke argumentuar se përplasjet rreth drejtimit të futbollit botëror janë bërë të thella dhe thelbësore.

Me këtë vendim, Izraeli bëhet një tjetër federatë europiane që tërhiqet nga mbështetja për Infantinon, pas Anglisë, Uellsit, Skocisë, Irlandës dhe, së fundmi, Zelandës së Re.

Infantino është në krye të FIFA-s që nga viti 2016 dhe tashmë po përballet me presion në rritje përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Megjithatë, presidenti zvicerano-italian vazhdon të gëzojë mbështetje të konsiderueshme nga disa konfederata dhe federata kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT