Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u shpreh se PD nuk do ti bashkojë votat e saj me PS për të marrë masa kundër SPAK.
Sipas Berishës, Partia Demokratike e ka shprehur qëndrimin e saj të qartë se Shqipëria nuk duhet të ketë prokurori politike, por kjo do të bëhet sipas tij vetëm me anë të reformimit dhe Komisionit të Venecias.
âDosja McGonigal është dosja më e zezë. Unë ju garantoj që asaj dosje, ai të bëjë çâtë dojë, të shesë Surrelin e câtë dojë, ai nuk i shpëton dot asaj dosje. Ai e ka kuptuar këtë. E ka kuptuar sepse e mbrojti deri tani SPAK-u i tij, ndërsa tani nuk e mbron dot. Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme dhe e vendosur të hetojë krime të mëdha si këto.
Përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëllimeve të tij orësh krye hajduti ndaj prokurorëve ndaj qëndrimeve tona. Ãshtë krejtësisht diçka tjetër. U qartësoj shqiptarëve se kjo parti nuk do të bashkojë kurrë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.
Kjo parti ka shprehur qëllimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori publike, por kjo nuk mund të bëhet kurrë përveçse nëpërmjet Komisionit të Venecias dhe reformimit dhe jo duke shndërruar grupin parlamentar në prokurorâ,tha Berisha./Euronews.al
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>