E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeShqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit, Rama uron këngëtarët

Shqipëria do të performojë sot në skenën e Eurovisionit. “Shkodra Elektronike” me Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të këndojnë shqip në Bazel të Zvicrës.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale duke uruar përfaqësuesit shqiptarë në skenën europiane.

“Mirëmëngjes dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në ceremoninë e hapjes grupi “Shkodra Elektronike” mahniti fansat e festivalit me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema. Beatriçe solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes elementeve simbolikë që shoqëronin veshjen: nga motivet tradicionale, te një çantë e veçantë, një kuti bizhuterish që dikur i përkiste gjyshes së saj.

Tema e kostumografisë, e titulluar “Oda mikëpritëse e gjyshes”, përcolli një mesazh të fortë emocional dhe identiteti, që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Edicioni i 69-të i garës së madhe muzikore europiane do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Bazel të Zvicrës, duke nisur nga 13 maji, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 17 maj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT