Tuesday, July 14, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëri-BE, nesër në Bruksel zhvillohet konferenca e radhës, pritet hap i ri...

Shqipëri-BE, nesër në Bruksel zhvillohet konferenca e radhës, pritet hap i ri në negociatat e anëtarësimit

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë nesër në Bruksel Konferencën e 9-të të Anëtarësimit, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në union.

Takimi pritet të shënojë një tjetër përparim në rrugën evropiane të Shqipërisë, pasi në agjendë është parashikuar mbyllja e përkohshme e tre kapitujve negociues.

Bëhet fjalë për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Konferenca do të nisë në orët e mbrëmjes në Bruksel, ndërsa pas përfundimit të takimit pritet të ketë edhe një konferencë për media ku do të prezantohen rezultatet e diskutimeve.

Mbyllja e kapitujve konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT