Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeShpat Zekaj një fitore larg medaljes në Sarajevë, triumfon në repasazh ndaj...

Shpat Zekaj një fitore larg medaljes në Sarajevë, triumfon në repasazh ndaj serbit

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos, që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në ndeshjen e repasazhit, Zekaj regjistroi fitore ndaj garuesit nga Serbia, pasi kundërshtari u ndëshkua me tri penalizime, duke u diskualifikuar nga përballja.

Pas këtij suksesi, xhudisti kosovar do të kërkojë ngjitjen në podium, ku për medaljen e bronztë do të përballet me Pierre Ederer nga Gjermania.

Federata e Xhudos e Kosovës ka përgëzuar Zekajn për paraqitjen e deritanishme dhe i ka uruar sukses në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT