Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka folur për gjendjen shëndetësore të Masar Vulës, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se qytetari në fjalë është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
ShKKSh ka bërë të ditur se Masar Vula u gjet falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale.
” SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në operacionin e kërkimit, duke ofruar mbështetje dhe koordinim me ekipet e tjera të përfshira”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, u falënderuan gjitha organet dhe individët që kontribuuan në gjetjen e sigurt të Masarit dhe për përkushtimin e treguar gjatë gjithë operacionit të kërkimit.
The post Shoqata e Kërkim-Shpëtimit: Masar Vula u gjet në gjendje të mirë shëndetësore appeared first on Klan Kosova.