Saturday, July 11, 2026
spot_img
HomeLajmeRama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Kurtin, do...

Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Kurtin, do të habitej dynjaja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një diskutim me të rinjtë në Jalë, foli për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Rama tha se raporti i tij me Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.

Kryeministri shqiptar shtoi se po të kishte kamera në takimet e tyre, “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë, Rama tha se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërrasë Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë.

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjaja. Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme dhe s’ka problem. Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe: nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, tha Rama, shkruan Kosovapress.

Ai foli edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar.

Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqiptare.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT