Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me çantën plot...

Presidenti i klubit shqiptar hyn në dhomën e zhveshjes me çantën plot para, premton bonus prej 500 mijë eurosh

Një video nga dhoma e zhveshjes së Dinamo City në Tiranë po tërheq vëmendjen, pasi presidenti i klubit, Ardian Bardhi, është shfaqur me një çantë të mbushur me para pas fitores 4-0 ndaj Audas.

Në pamjet e publikuara shihet Bardhi teksa hap çantën dhe nxjerr një shumë të konsiderueshme parash, të cilat më pas shpërndahen në dysheme para futbollistëve.

Pas fitores që i siguroi Dinamos kalimin në play-off të Ligës së Konferencës, presidenti i klubit u ka premtuar futbollistëve një bonus prej 500 mijë eurosh, nëse arrijnë ta eliminojnë ekipin qipriot Pafos.

Dinamo City do të përballet me Pafosin të enjten, në ndeshjen e vlefshme për play-off-in e Ligës së Konferencës.

VIDEO

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT