Njoftimin për kërkesën shtrenjtimin e rrymës, Klan Kosova e bëri rreth 3 javë më parë.
Informacionin që televizioni e kishte nga burime brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, këta të fundit e demantuan menjëherë, raporton Klan Kosova.
Mirëpo të hënën vet ZRRE-ja e konfirmoi atë që Klani raportoi më 7 shkurt se tashme e kanë në tavolinë kërkesat e operatorëve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Fejzullahu nuk tregoi përqindjen e rritjes të cilën e kanë kërkuar operatorët. Njësoj vepruan edhe të tjerët në ZRRE gjatë ditës së martë.
Nënkryetaarja e LDK-së, Hykmete Bajrami vlerëson se kjo rritje do të jete e pa përballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset. Për këtë ajo fajëson qeverinë në detyrë.
Rreth kërkesës së operatorëve për shtrenjtim të rrymës do të vendoset në fund të muajit mars, apo në fillim të prillit.
The post Paralajmërimi i saktë, e vërteta e Klanit: Rryma do të shtrenjtohet appeared first on Klan Kosova.