E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizNuk përmbahet presidenti i Llapit: "Ka jeni ma vonë"

Nuk përmbahet presidenti i Llapit: “Ka jeni ma vonë”

Llapi arriti që në udhëtim te Malisheva, ta sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Goli i Ardit Tahirit, krejt në fund të pjesës së parë, rezultoi i vetmi në këtë ballafaqim, duke i siguruar llapjanëve vazhdimin e rrugëtimit në këtë kompeticion, raporton Klankosova.tv.

Rreshtimi në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij turneu, duket se e ka ekzaltuar presidentin e Llapit, i cili postoi në facebook një fotografi të mëhershme, kur skuadra e tij e kishte fituar Kupën.

“Ka jeni më vonë, Forca Llapi”, shkruajti Beqir Btatanina.

Ndryshe, kjo skuadër nuk po kalon momente të mira në Superligë, pasi 21 xhirove, ka fituar vetëm pesë herë. Shtatë ndeshje ka barazuar, teksa ka regjistruar plot nëntë humbje, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498