Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeLladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat...

Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e mbështetjes financiare ndaj komunave dhe problemet e krijuara me kontratat kolektive.

Lladrovci tha se tash e një vit më parë ka ngritur padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me obligimet që rrjedhin nga kontratat kolektive.

“Unë e kam bërë padinë para një viti e gjysmë, sepse kontratat kolektive dhe buxheti për arsim e shëndetësi janë grant i Qeverisë. Kontratat kolektive duhet t’i përmbushë dhe t’i planifikojë Qeveria, jo ne”, tha Lladrovci.

Ai theksoi se obligimet nga kontratat kolektive kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove, mjete që, sipas tij, do të mund të përdoreshin për projekte të tjera në komunë.

Lladrovci tha se problemet financiare nuk janë të kufizuara vetëm te kontratat kolektive, duke përmendur edhe mjetet për ndriçimin publik.

“Vetëm këtë vit mua m’i kanë marrë mjetet edhe për ndriçimin publik. Pra, mua duan të më lënë fshatrat pa drita, që njerëzit të na luftojnë pastaj e të thonë se atij nuk i intereson, se t’i kanë marrë mjetet. Unë s’kam nga t’i marr mjetet”, deklaroi ai.  /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT