Banorët e lagjes “Dardania” në Gjakovë po përballen me mungesë të ndriçimit, duke shprehur shqetësim për vështirësitë në lëvizje gjatë natës.
Sipas tyre, situata është krijuar pasi janë larguar shtyllat e ndriçimit.
Në emisionin “Fol me Arin” një banore tha se kjo gjendje po vazhdon tash e rreth dy muaj, duke e lënë lagjen në errësirë të plotë.
“Janë hequr shtyllat, që dy muaj nuk kemi ndriçim, është aq terr në lagje sa nuk sheh me dalë natën”, tha ajo.


