E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKatër të burgosura në Lipjan përfundojnë me sukses programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Katër të burgosura në Lipjan përfundojnë me sukses programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, katër të burgosura përfunduan të mërkurën me sukses Programin Rehabilitues “Menaxhimi i Zemërimit”.

Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), përmes këtij programi, pjesëmarrëset mësojnë ta shohin agresionin si një dobësi dhe kontrollin e zemërimit si një shenjë force.

“Kjo u mundëson atyre të zhvillojnë qasje më të shëndetshme ndaj emocioneve dhe të përgatiten për një riintegrim më të lehtë në shoqëri pas përfundimit të dënimit”, u tha në njoftimin e ShKK-së.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë drejtori i Qendrës Korrektuese, Ylber Topalli, Udhëheqësja për Programe dhe Regjime, Leunora Sahiti, Udhëheqësja e pavilonit, Remzije Luma, si dhe trajnerja e programit, Fatlinda Mustafa.

Ky program është një nga iniciativat e shumta rehabilituese që synojnë përmirësimin e kushteve psikologjike dhe sociale të personave të privuar nga liria, duke ndihmuar në procesin e riintegrimit të tyre në shoqëri. /Klankosova.tv

The post Katër të burgosura në Lipjan përfundojnë me sukses programin “Menaxhimi i Zemërimit” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498