Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike në Prishtinë.
Sipas njoftimit, aksioni përfshin heqjen e reklamave ilegale nga sipërfaqet e gjelbëruara, trotuaret dhe shtyllat elektrike, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
Nga Inspektorati u bë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje, duke paralajmëruar se për shkelësit do të shqiptohen gjoba.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


