Dinamo City ka arritur të rikthejë gjithçka në favor të tyre, në ndeshjen kthyese të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut.
Korçarët e kishin fituar ballafaqimin e parë në Tiranë, me rezultat 0-2, por kjo nuk u ndihmoi aspak që të relaksohen për të kaluar në gjysmëfinale, njofton Klankosova.tv.
“Nëndetësja” e udhëhequr nga trajneri, Ilir Daja, neutralizoi gjithçka në 90 minutat e dyta, duke fituar me shifra të njejta, siç e pësuan aktin e parë.
Spasian Nasto i pa fat, e dërgon topin në portën e tij, duke i dhënë kështu avantazhin kryeqytetasëve, pas gjysmë ore lojë.
Edhe më keq për Skenderbeun bëhet situata, kur futbollisti brazilian,Marcos Matheus, ndëshkohet me karton të kuq, shtatë minuta para se të mbyllej koha e rregullt e takimit.
Kjo bëri që trajneri dinamovit, të sulmonte me krejt “altilerinë”, duke gjetur edhe golin e dytë, në minutën e 95-të, me anë të nigerianit, Peter Itodo, raporton Klankosova.tv.
Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, skuadrat u detyruan të luajnë edhe gjysmë ore në vazhdime.
Sërish futbollistët e Dinamo Tiranës ishin protagonistët kryesorë, duke realizuar edhe dy gola të tjerë.
Eridon Qardaku shënoi 240 sekonda pasi nisi koha shtesë, kurse në minutën e 115-të, vushtrriasi, Baton Zabërgja, i dha vulën finale çdo gjëje në këtë ballafaqim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>