Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeBalaj: Edhe nëse VV i merr 90% të votave të diasporës nuk...

Balaj: Edhe nëse VV i merr 90% të votave të diasporës nuk do të mund ta bëjë e vetme Qeverinë (VIDEO)

Rezultatet nga mërgimtarët tanë që votuan nëpër konsullatat nëpër botë, kanë nisur të publikohen.

Sipas shifrave aktuale, po del se LVV-ja po prin bindshëm në këtë proces.

Mirëpo, Labinot Balaj në Rubikon të Klan Kosovës, tha se edhe nëse partia e Albin Kurtit i merr 90% të kësaj vote, LVV-ja nuk do të mundet ta bëjë e vetme qeverinë e re.

“Edhe nëse është 90% e votave të diasporës shkojnë në LVV, nuk i bën votat e mjaftueshme që ta bëjë qeverinë e vetme. Po del se pritja e votave të diasporës paska qenë vetëm një alibi për të prolonguar procesin”, deklaroi Balaj. /Klankosova.tv

The post Balaj: Edhe nëse VV i merr 90% të votave të diasporës nuk do të mund ta bëjë e vetme Qeverinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT