E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeIkona e vuajtjes: Vdes burri që e “përtëriu” familjen e vrarë (VIDEO)

Ikona e vuajtjes: Vdes burri që e “përtëriu” familjen e vrarë (VIDEO)

Portretit me familjarë të vrarë në luftë të familjes Duriqi, të martën iu shtua edhe fotografia e atij që i humbi të gjithë anëtarët, më 1999.

Enver Duriqi zuri vend aty të martën, ditën kur vdiq edhe vetë, 26 vjet pas tragjedisë së më të dashurve të tij, raporton Klan Kosova.

Prindërit, gruaja dhe tre fëmijë atij i ishin masakruar më 28 mars 1999, në Podujevë, bashkë me disa anëtarë të familjeve tjera Bogujevci e Llugaliu.

Emrat e evladëve të vrarë, tashmë i ndjeri i kishte përtërirë te të tjerët që i lindën pas luftës.

Këta të fundit erdhën në jetë pas martesës së dytë të Duriqit.

Por, miqësia e dikurshme me familjen gruas së parë nuk u shua, pasi ai u martua me motrën e saj.

Lajmin se Duriqi u nda nga jeta e dha, të martën, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë. I ndjeri u quajt simbol i qëndresës. /Klankosova.tv

The post Ikona e vuajtjes: Vdes burri që e “përtëriu” familjen e vrarë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498