Tuesday, March 17, 2026
spot_img
HomeLajmeI akuzuari për sulm seksual dhe lëndim trupor dënohet me 3 vjet...

I akuzuari për sulm seksual dhe lëndim trupor dënohet me 3 vjet e 5 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A.M., për shkak të veprave penale Sulm seksual dhe Lëndim i lehtë trupor.

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 3 vjet e 5 muajsh, për kryerjen e veprave penale Sulm seksual dhe Lëndim i lehtë trupor. Në këtë dënim i akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që i akuzuari të paguajë: 50 euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale – paushallit gjyqësor, 20 euro në emër të taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

“Udhëzohet pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT