E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizGjermani: Së paku një i plagosur para gjykatës ku po mbahej seanca...

Gjermani: Së paku një i plagosur para gjykatës ku po mbahej seanca për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Të paktën një person është plagosur rëndë pasi të shtënave me armë zjarri pranë objektit të një gjykate në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Bielefeld.

Kjo erdhi derisa sot aty ishin në seance gjyqësore të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani.

Për rastin e të shtënave të sotme është arrestuar një person.

Sipas raportimeve të mediave lokale, objektivi i të shtënave kanë qenë të afërmit e njërit prej të pandehurve në një proces gjyqësor që po trajtohej brenda gjykatës të mërkurën.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar burime policore, gjithashtu raportoi se incidenti po trajtohej si një sulm i synuar ndaj njerëzve të lidhur me rastin.

Në këtë rast, dy persona akuzohen se kanë qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit Besar Nimani marsin e vitit 2024, duke e vrarë atë teksa dilte nga një berber në rrugën kryesore të qytetit.

Gjyqi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku policia ruan ndërtesën e gjykatës dhe vizitorët, dëshmitarët, ndërsa reporterët po i nënshtrohen kontrollit përpara se të hyjnë në Gjykatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498