Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e vogël të Raunheimit në Gjermani, ku rreth orës 03:45, një person i armatosur hyri në një lokal në Frankfurter Strabe dhe qëlloi dy persona, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.
Policia e Hessenit, e mobilizuar në masë, rrethoi zonën dhe devijoi trafikun ndërsa autori i krimit arriti të largohej dhe deri tani nuk është kapur.
Sipas mediave gjermane, viktimat janë Nihat K. (62), pronari i lokalit, dhe një klient i moshës 34 vjeç. Motivi dhe sfondi i krimit mbeten ende të paqarta. Zëdhënësi i policisë ka thënë se hetime të mëtejshme do të përcaktojnë nëse autori i krimit ka lidhje me lokalit.
Nuk dihet ende nëse arma e përdorur për vrasjen është gjetur. Trupat e viktimave mbetën në lokal këtë mëngjes, ndërsa hetuesit mjeko-ligjorë dokumentuan vendin e ngjarjes.
Një mik i pronarit tha për mediat se ai ishte një person i mirë dhe nuk mund ta shpjegonte se kush mund t’i kishte bërë këtë.
“Ai gjithmonë ndihmonte të tjerët, do t’i kishte dhënë edhe këmishën e tij”, ka deklaruar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


