Një 55-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi dyshohet se ka djegur materiale të ndryshme në oborr, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe rrezik për përhapjen e zjarrit.
Rasti ka ndodhur më 16, rreth orës 22:00, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se kishte pranuar ankesa nga qytetarët për djegien e materialeve. Patrulla policore ka dalë në vendngjarje, ku ka identifikuar të dyshuarin, SH.SH., 55-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth.
Policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.


