E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizDel filmi i parë me AI për Adem Jasharin (VIDEO)

Del filmi i parë me AI për Adem Jasharin (VIDEO)

Figura e burrit që do të njihej si komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare u jetësua falë teknologjisë moderne 3D dhe inteligjencës artificiale.

E krejt këtë, 27 vite pas rënies heroike të tij dhe familjes së tij, e realizoi skenaristi dhe regjisori Fatmir Varaku në filmin e tij “Adem”, raporton Klan Kosova.

Projekti shfaq atë bashkë më të vëllain Hamzën, kur kapën armët në mbrojte të atdheut.

Për shkak të specifikave, realizimi i këtij projekti mori kohë të gjatë.

Regjisori këtë film ia ka dedikuar Epopesë së 27-të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Filmi u dha premierë në orën 18:00 të së martës në rrjetin social Facebook, ndërsa pritet të shfaqet edhe në Youtube. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498