E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Bild”: Plagosen vëllai dhe babai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen...

“Bild”: Plagosen vëllai dhe babai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e boksierit Nimani

Mediat gjermane raportojnë tashmë se të paktën tre persona janë të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë objektit të një gjykate në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Bielefeld.

Kjo erdhi derisa sot po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj Huseyin Akkurt, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani, ndërsa i dyshuari i dytë Ayman Dawoud Kirit është në arrati, raporton Klankosova.tv.

Për rastin e të shtënave të sotme është arrestuar një person, ndërsa një tjetër raportohet të jetë në arrati.

Sipas raportimeve të mediave lokale, objektivi i të shtënave kanë qenë të afërmit e njërit prej të pandehurve në një proces gjyqësor që po trajtohej brenda gjykatës të mërkurën.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se prej të lënduarve janë të paktën dy nga anëtarët e familjes së të pandehurit që po gjykohet për vrasjen e Besar Nimanit. Përveç vëllait të tij, është plagosur edhe babai i tij – me sa duket është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike. Mësohet se ka edhe një person të tretë të plagosur.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar burime policore, gjithashtu raportoi se incidenti po trajtohej si një sulm i synuar ndaj njerëzve të lidhur me rastin.

Në rastin e Besar Nimanit, dy persona akuzohen se kanë qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit Besar Nimani marsin e vitit 2024, duke e vrarë atë teksa dilte nga një berber në rrugën kryesore të qytetit.

Gjyqi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku policia ruan ndërtesën e gjykatës dhe vizitorët, dëshmitarët, ndërsa reporterët po i nënshtrohen kontrollit përpara se të hyjnë në Gjykatë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498