Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se as nesër nuk do të zbatohet kufizimi i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e MIT-së.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit.
Kujtojmë se të mërkurën, ministri Dimal Basha mori vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Vendimi synon mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


