Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident trafiku në Malishevë, përplasen dy automjete

Aksident trafiku në Malishevë, përplasen dy automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, ku janë përfshirë dy automjete.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihet se përplasja ka shkaktuar dëme materiale në veturat e përfshira.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por deri tani nuk ka pranuar detaje shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT