Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj, Durrës, ku një 69-vjeçar është plagosur nga 91-vjeçari i cili dyshohet se e ka goditur me sende të forta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e incidentit, të dy personat kanë marrë lëndime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


